Këngëtari britanik Harry Styles ka rikthyer vëmendjen me publikimin e videoklipit të ri për këngën “Dance No More”, i cili po konsiderohet si projekti më i guximshëm dhe provokues i karrierës së tij deri më tani.

Në klip, artisti 32-vjeçar shfaqet në një sallë pothuajse të boshatisur, ku performon mes një grupi balerinësh me koreografi intensive, lëvizje sensuale dhe skena artistike që kanë ndezur reagime të shumta në rrjete sociale.

Pamjet janë bërë menjëherë virale, ndërsa fansat kanë komentuar energjinë skenike dhe stilin e tij të pazakontë, duke e cilësuar videon si një nga publikimet më të forta të vitit për artistin.

Sipas raportimeve të Daily Mail, projekti ka marrë edhe mbështetjen e Lenny Kravitz, babait të Zoë Kravitz, me të cilën Styles raportohet se është i fejuar.

Videoklipi po qarkullon masivisht online dhe është kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit në botën e showbiz-it.