Kanë kaluar vetëm pak ditë nga mbyllja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, por ish-banorët vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe shumë aktivë në rrjetet sociale.
Mes tyre, një çift i krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri duket se po vazhdon romancën edhe jashtë kamerave.
Bëhet fjalë për finalistin Mateo Borri dhe modelen nga Kosova, Brikena Selmani. Dyshja janë parë shpesh së bashku pas përfundimit të spektaklit, ndërsa në pamjet e fundit shfaqen tepër të lumtur brenda makinës, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre po ecën më së miri.
Megjithëse pas daljes nga formati pati dyshime nëse lidhja do të zgjaste, postimet e fundit duket se kanë shuar çdo aludim.
