Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, tregoi edhe një herë pse është një yll i vërtetë, edhe kur gjithçka nuk shkon sipas planit. Gjatë koncertit të saj në Varshavë, si pjesë e turneut “Up All Night: Live in 2025”, 56-vjeçarja përjetoi një incident të papritur me veshjen. Por reagimi i saj  plot humor e ktheu momentin në një nga kulminantët e natës.

Ndërsa performonte përballë mijëra fansave, fundi me thekë që mbante mbi reçipetat dhe getat transparente i rrëshqiti nga ijet, duke e lënë në skenë vetëm me të brendshme.

Në vend që të ndalonte apo të shqetësohej, Lopez vazhdoi performancën me buzëqeshje dhe vetëbesim, duke bërë një rrotullim dhe duke ngritur duart lart, si për të thënë: “Asgjë nuk më ndal!”.

“Jam këtu me të brendshme!”, u shpreh ylli i muzikës teksa një nga balerinat nxitoi t’i kthente fundin në vend.

 “Kjo do të bëhet virale kudo!”, shtoi ajo mes të qeshurave.

“Për fat të mirë e përforcuan atë veshje. Dhe për fat të mirë, unë kisha veshur të brendshme, sepse zakonisht nuk i vesh!”, tha Jennifer, një deklaratë që shkaktoi brohoritje dhe të qeshura nga audienca.