Një incident i papritur i ka ndodhur një prezantueseje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një emisioni sportiv.

Teksa Kate Scott ishte në studio dhe po moderonte emisionin e komentimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përkrah disa legjendave të futbollit, ndodhi momenti i sikletshëm që nuk i shpëtoi kamerave.

Prezantuesja e menaxhoi mire situatën, duke e kthyer atë në një moment qesharak, ndërsa publiku dhe të ftuarit e tjerë në studio shpërthyen në të qeshura dhe bashkë me Kate e kaluan situatën me qetësi, duke bërë edhe disa batuta.

Momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat e Kate Scott e vlerësuan për reagimin e saj spontan dhe karizmën, duke e cilësuar atë “një profesioniste të vërtetë që di ta menaxhojë çdo situatë live”.