Këngëtari Harry Styles u përball me një incident të papritur gjatë koncertit të tij të fundit.

Disa muaj më parë, në koncertin që organizoi në Neë York, fansat i hodhën këngëtarit ushqime në skenë.

Këtë herë, në Çikago , ai u vu në shënjestër duke u goditur me një shishe. Një fans i hodhi një shishe drejt skenës por faktkeqësisht, i preku organin gjenital dhe Harry menjëherë u përkul nga dhimbja duke vendosur duart në pjesën intime.

Për fat të mirë, Harry nuk po performonte një këngë në atë moment, ai thjesht po fliste me turmën. “Tani kjo është për të ardhur keq” , tha ai pasi u godit nga shishja.

“Ok, shkunde”, vazhdoi të thoshte ai ndërsa filloi të lëvizte këmbët dhe të kërcente lart e poshtë. Për fat të mirë, Harry e mori me sportivitet incidentin dhe e qeshi me përgjigjet e tij plot humor.

Muzikanti dhe aktori tashmë ka marrë një pushim të shkurtër, përpara se të vazhdojë turneun e tij nëpër SHBA.