Edhe dita e sotme është shoqëruar me debate mes Oltës dhe disa banorëve, më në veçanti mes saj, Kiarës dhe Luizit.

Olta tha se ngjarjet brenda shtëpisë nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke iu drejtuar Luizit dhe Kiarës.

Kiara i përmendi Oltës raportin e saj me Ronaldon, duke thënë se ajo deri diku është fajtore për marrëdhënien e tyre, pasi edhe kur ai hyri në rulot, ajo nuk shkoi asnjë ditë të fliste apo ta takonte atë.

Por, Olta tha se ka patur një lloj afrimiteti me Ronaldon pas daljes nga ruloti dhe se nuk e kupton pse gjithmonë flet keq me të, në klipet që transmetohet në ‘Prime’.

Teksa ishte duke folur, Kiara i tha Oltës se ajo nuk ka asgjë me të, pavarësisht debatit të tyre lidhur me Luizin.