Situata në shtëpinë e Big Brother duket se është qetësuar pas ndëshkimeve që vëllai i madh iu dha banorëve pas thyerjes së rregullave. 

Gjatë ditës së sotme, Kristi i tha Oltës se ajo është shumë manipuluese. Por, këtë deklaratë ai nuk e kishte seriozisht, por e tha me humor.

Olta i tha Kristit të mos tallet me të tilla gjëra, dhe të mos përhapi panik, sepse banorët pak duan edhe fillojnë me ngacmimet.

Kristi: Olta është manipuluese.

Olta: Ama, manipuloj me elegancë dhe sharm. Pa fyerje, pa ofendime, pa asgjë. Të kesh qejf të jesh i manipuluar nga unë.

Teksa po qëndronin në kuzhinë, përpara kamerës, Olta i tha Kejvinës se i mungon shumë. Më pas kjo e fundit, e imitoi atë për mënyrën se si do ta ngacmonte ajo Kristin, nëse do të ishte akoma në shtëpi.