Një nga videot më të njohura dhe më të komentuar në internet është padyshim ajo ku Kim Kardashian duket se harron vajzën e saj, North, në një hotel në Paris, gjatë vitit 2014.
Në pamjet në fjalë, ylli televiziv largohet nga hoteli dhe ecën drejt makinës, ndërsa paparacët e ndjekin çdo moment. Por vetëm pak minuta më vonë, ajo kthehet në hotel dhe shfaqet me North, e cila atëherë ishte vetëm foshnjë.
Kjo video u bë menjëherë virale, duke ngjallur reagime të shumta dhe sugjerime se Kim e kishte lënë pa dashje vajzën në hotel.
Në atë kohë, Kardashian u detyrua të reagojë dhe mohoi kategorikisht këtë ide, duke shpjeguar në një postim në rrjete sociale:
“Dëgjova në radio se e harrova vajzën në hotel gjatë nisjes për në aeroport. Po tallesh me mua? Një fëmijë 1-vjeçar nuk do të ishte vetëm në hollin e hotelit! Ajo po priste që unë të dilja nga hoteli”.
Së fundmi, Kim ka zbuluar versionin e vërtetë të ngjarjes, duke treguar se në fakt u kthye për të marrë vajzën sepse donte të tregonte veshjen e saj para se të dilte nga hoteli, pasi veshjet e tyre nuk përputheshin.
“Doja të tregoja veshjen time para se të merrja Northin në krah, sepse veshja e saj nuk përputhej me timen!! Nuk e harrova!!!”, ka shkruar Kim në një postim në rrjetet sociale.