Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka përjetuar një moment mjaft të sikletshëm gjatë sfilatës së modës së ‘Balenciaga’. Ajo është përballur me një situatë të papritur gatë takimit me stilistin e njohur, Pierpaolo Piccioli.

Në rrjetin social “TikTok” është bërë virale një video ku tregon momentin kur Meghan Markle dhe stilisti tentuan që të përshëndeteshin, por koordinimi i tyre nuk shkoi siç duhet – përfunduan shumë afër, thuajse duke u puthur në buzë.

@dailymail Meghan Markle shared an awkward kiss with Italian fashion designer Pier Paolo Piccioli as she made a surprise appearance at Paris Fashion Week. The Duchess, 44, narrowly avoided pecking the designer – who is the newly appointed creative director of Balenciaga – and butted heads with him as they leaned in for an embrace at last night's event. #meghanmarkle #dutchess #royal #paris #parisfashionweek ♬ original sound – Daily Mail

Bashkëshortja e Princit Harry fillimisht tentoi t’a përqafonte dhe t’a puthte në faqe, por Piccioli u tërhoq disi i pasigurt. Duke u përpjekur të korrigjonte momentin, Meghan ktheu faqen tjetër, por afërsia mes tyre krijoi një situatë edhe më të ndërlikuar.

Në fund, të dy shpërthyen në të qeshura, duke e kthyer momentin e sikletshëm në një situatë argëtuese. Megjithatë, ata e përfunduan përshëndetjen me një buzëqeshje dhe iu drejtuan fotografëve për të pozuar për foto.