Gjatë misionit Artemis II, katër astronautët e NASA arritën një moment historik; ata u bënë njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka në historinë moderne. Por një detaj i papritur mori vëmendjen në rrjet: një kavanoz Nutella që po lundronte në kabinë pak minuta para se të thyhej rekordi.

Ky moment u bë viral, me shumë përdorues që bënë shaka se Nutella “vendosi rekord botëror” duke u bërë ushqimi që ka udhëtuar më larg nga Toka. Disa e quajtën këtë një reklamë të fshehtë për kompaninë Ferrero, prodhuesin e Nutella-s.

Megjithatë, NASA reagoi shpejt, duke sqaruar se nuk ka asnjë marrëveshje reklamimi dhe se zgjedhja e ushqimeve bëhet nga vetë ekuipazhi, jo nga sponsorë.

Presidenti amerikan, Donald Trump pati një komunikim përmes radios me 4 anëtarët e misionin Artemis II, ku u tha se ata kanë “frymëzuar të gjithë botën”. “Sot, ju keni bërë histori dhe e keni bërë të gjithë Amerikën vërtet krenare, jashtëzakonisht krenare. Ju me të vërtetë keni frymëzuar të gjithë botën”, deklaroi Trump.