Piloti Italian Fabio Barone dhuroi ka dhuruar Spektakël me Ferrarin e tij SF90 në bredgetin e Italise, pasi theu një rekord të ri botëror për shpejtësinë me të cilën ka udhëtuaer kjo makinë mbi një anije luftarake e tipit aeroplan mbajtëse.

Barone, i cili një vit më parë kishte kapur  shpejtësinë 152 km për orë mbi një tjetër aeroplanmbajtëse në jug të Italisë, këtë herë synonoi të kalonte shpejtësinë 160 km për orë  mbi kuvertën 236-metërshe të një anijeje luftarake të ankoruar në portin e Civitavecchia-s, pranë Romës. Sfida ishte jo vetëm shpejtësia, por edhe frenimi në kohë për të shmangur rënien nga platforma e njohur si “ski jump” drejt një anijeje turistike që ndodhej përballë.

Kushtet atmosferike nuk qenë të favorshme fillimisht, pasi kuverta ishte e lagësht nga nata në det, duke e bërë të rrezikshme udhëtimin me shpejtësi të lartë dhe frenimin. Pas disa orësh, nën rrezet e diellit, sipërfaqja u tha dhe dhe Barone mori sinjalin për nisje.

Në mesin e të pranishmëve ishin gazetarë, oficerë të marinës, të ftuar specialë dhe një grup fëmijësh me sindromën Down, të cilët u zgjodhën si “mekanikët e  nderit” për këtë dit të vecante. Keta femije zbuluan makinën e mbuluar me një copë sateni të kuq, duke prezantuar super Ferrarin SF90 me 1,085 kuaj fuqi.

Me tingujt e kolonës zanore të filmit “Top Gun”, Barone u përgatit për nisjen. Ai shpejtoi me fuqi të plotë përgjatë kuvertës dhe arriti të ndalojë në kohë, ndërsa spektatorët e ndoqën të ngazëllyer.

Rezultati zyrtar u shpall nga kronometri, piloti arriti te udhetonte me shpejtesine 164 kilometer per ore – një rekord i ri botëror mbi një anije.

“Sekreti është përqendrimi. Vetëm kur arrin në gjysmën e pistës kupton se po thyen rekordin,” deklaroi Barone pas suksesit, duke krahasuar lëvizjet e tij me ato të një pianisti. Inxhinieri i ekipit, Alessandro Tedino, konfirmoi se rezultati tashmë do t’i dërgohet zyrtarisht Guinness World Records. Përmes një komunikimi me agjencinë Associated Press, organizata tha se “me padurim presim të marrim dhe të shqyrtojmë aplikimin dhe provat mbështetëse për këtë prove të fundit.”