Oficerët e policisë në Peru u veshën si maskotat e Kupës së Botës 2026, si pjesë e një operacioni kundër një të dyshuari për trafik droge. Oficerët u veshën si maskota sepse informacioni që kishin mbledhur rreth të dyshuarit tregonte se ai është një “tifoz futbolli, i cili jeton dhe merr frymë me ethet e Kupës së Botës”. Burri po shikonte ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës kur dy persona të veshur si maskotat e turneut mbërritën në derën e tij.

Dy oficerë policie peruanë të maskuar si Clutch dhe Maple, dy nga maskotat e Kupës së Botës, përdorën një çekiç metalik për të thyer derën e një shtëpie në një lagje të varfër të Limës për të hyrë brenda me kolegët e tyre dhe për të arrestuar të dyshuarin për trafik droge, tha policia të enjten. Koloneli Carlos Alcantara, kreu i Skuadronit të Gjelbër një njësi që lufton krimin e zakonshëm i tha shtypit se ata arrestuan 48-vjeçarin Carlos Cabrera me ndihmën e dy agjentëve të fshehtë.