Sot është publikuar promoja e “Big Brother VIP”, ku shfaqen qartë momentet kur banori Gjesti kalon murin rrethues të shtëpisë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, kur ai shkeli kufizimet dhe hyri në zonën e dytë të mbikëqyrur nga kamerat. Pas sigurimit se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai u rikthye sërish brenda shtëpisë.

Më pas, në shtëpi mbërriti një zarf i zi për Gjestin, por vendimi përfundimtar për të do të bëhet i ditur gjatë ‘prime’-it të së shtunës.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)