Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës përmes disa postimeve në “Instagram”.
“Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim”, ka shkruar ajo, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për Kosovën.
Përveç mesazhit, Rita ka shpërndarë edhe disa video emocionuese, ku shihet duke kërcyer me muzikë tradicionale shqiptare, si dhe momente nga fëmijëria e saj në Kosovë.
Postimet e saj kanë ngjallur entuziazëm tek fansat, të cilët e vlerësojnë për lidhjen e saj të fortë me vendin e origjinës.