Vëllai i Michael Jackson, Marlon, i ka frikësuar fansat pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance në turneun më të fundit të grupit “The Jacksons”. Grupi i përbërë tashmë vetëm nga dy anëtarë, Marlon Jackson, 69 vjeç dhe Jackie Jackson, 75 vjeç performoi së fundmi në festivalin Wichita Riverfest.

Megjithatë, interpretimi i tyre i zakonshëm i hitit të Michael Jackson, Wanna Be Startin’ Somethin’, nuk shkoi sipas planit. Marlon u filmua duke iu drejtuar turmës së spektatorëve, përpara se të humbte ekuilibrin dhe të binte me kokë drejt skenës, ndërsa anëtarët e bendit shikonin të shqetësuar.

Në video dëgjohet edhe një fans duke bërtitur: “Oh, dreq!” Grupi pritet të ngjitet sërish në skenë më 11 qershor në Devon Lakeshore Amphitheater, në qytetin Decatur.