Një automjet Togg T10X, SUV-i i parë elektrik i prodhuar në Turqi, është përfshirë nga flakët në një stacion karikimi në zonën Melikgazi të Kajserit. Ngjarja ka ndodhur në Kiosk Mahallesi, ku automjeti ishte lënë i parkuar gjatë natës. Në orët e mëngjesit, makina filloi papritur të nxirrte tym dhe vetëm pak sekonda më vonë u përfshi nga flakët.
Momenti i zjarrit është regjistruar nga kamerat e sigurisë së zonës. Në pamje shihet automjeti i parkuar teksa nis të marrë flakë, përpara se zjarri të përhapej në të gjithë makinën. Togg T10X u dëmtua plotësisht nga zjarri, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Kayseri’nin Melikgazi ilçesinde bir elektrikli araç şarj istasyonunda park halinde bulunan yerli otomobil Togg T10X’in aniden alev alarak küle döndüğü anlara ait güvenlik kamerası görüntüleri ortaya çıktı.https://t.co/cdFUIidq6n pic.twitter.com/k7BYpTS0zJ
— Karar Haber (@KararHaber) October 6, 2026
Fakti që automjeti ndodhej në një stacion karikimi ngriti pikëpyetje nëse zjarri mund të kishte lidhje me procesin e karikimit. Megjithatë, kompania që administron stacionin deklaroi se të dhënat operative tregojnë se karikimi kishte përfunduar më herët dhe në momentin kur shpërtheu zjarri nuk kishte transferim aktiv të energjisë elektrike drejt automjetit. Për rrjedhojë, shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin. Togg T10X është SUV-i elektrik i kompanisë turke Togg dhe konsiderohet një prej produkteve kryesore të industrisë vendase të automjeteve elektrike në Turqi.
Kayseri'deki Togg yangınının güvenlik kamerası görüntüleri (Görüntüler hızlandırılmıştır). Elektrikli araçlar batarya kimyası gereği çok hızlı alev alabiliyor. Bu nedenle ailenize ve çocuklarınıza acil durumlarda araçtan hızlı tahliye yollarını mutlaka anlatın.
— Zeyd ACAR (@acarzeyd) October 6, 2026
Güvenlik veya güç… https://t.co/2nnWcplsMV pic.twitter.com/V93HLFWshp


