Një fëmijë 18-muajsh ka dalë i vetëm nga çerdhja në Brazil dhe ka përshkuar rreth 50 metra për të shkuar te vendi i punës së nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Braço do Norte, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar vogëlushin duke ecur i vetëm në rrugë. Në një moment ai tenton të ngjitet në trotuar, rrëzohet, por ngrihet sërish dhe vazhdon rrugën.

Fëmija arriti deri te ndërtesa ku punonte nëna e tij dhe trokiti në derën prej xhami. Një recepsioniste e vuri re dhe, pasi kuptoi se ai ishte i vetëm, e mori menjëherë brenda dhe e bashkoi me nënën.