
Ditën e djeshme, Vivien Thano ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, në lidhje më ndarjen e përfolur mes saj dhe Getinjos.
“Pas një muaji, netëve pa gjumë, iu ka ardhur fundit“, shkruan Vivien në foto të publikuar në Instastory, teksa pozon në ashensor, një postim që daton thuajse një muaj pas daljes së përbashkët të çiftit në rrjetet sociale.
Bukuroshja kaçurrelëse ka lënë të nënkuptojë se ndarja e çiftit ka ndodhur pikërisht pas dasmës dhe duket se më në fund e ka kaluar dhimbjen e ndarjes, e cila e ka lënë pa gjumë për një muaj rresht.

Duket se Getinjo e ka marrë menjëherë mesazhin e Vivien, i cili nuk ka nguruar t’i përgjigjet publikisht ish të dashurës.
“Unë nuk di të qaj, mua më qan zemra… Më qan për botën, jo për emra“, ky ka qënë mesazhi që ka përcjellë reperi në postimin e tij, që për hir të së vërtetës, i ka ndërlikuar paksa gjërat. Kuptojmë që i qan zemra por nuk i qan për një emër në veçanti. Po bota çfarë lidhje ka këtu?!

Por Getinjo nuk është ndalur me kaq, pasi postimi tjetër, ka treguar pak më shumë dhe duket se kësaj radhe, është më i qartë.
Fillimisht, duhet theksuar se si muzikë në postimin e tij ka zgjedhur këngën e Dafina Zeqirit dhe Elgit Dodës, “Si Mua”, në teksti e së cilës thuhet:
“Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt
Ama sot prapë vetëm
Ti ke humb njejt’, unë kam humb njejt’
Ama ndjenjat mbetën
I kena dhon krejt, i kena humb krejt
Ah sa shumë u deshëm”
Në foton që shoqëron këngën, shihet një rrugë makinash me tabela drejtuese, ku Getinjo shkruan: “Udhëkryqi i jetës është i njëjtë si në rrugë“

Me përzgjedhjen e këngës, Getinjo dha një mesazh që në fakt zemra i qan për një person të veçantë dhe jo për botën. Ndërsa sa i përket udhëkryqit, Getinjo ka lënë të nënkuptojë se nuk është i qartë për vendimet që duhet të marrë, duke u gjendur në udhëkryq…
Pavarësisht se këto janë thjesht interpretimet tona, me bindje mund të themi që mes Vivien dhe Getinjo ka ende ndjenja. Nisur nga ribashkimet e mëparëshme, shpresojmë që dyshja ta lërë pas zënken dhe të rikthehet bashkë.