Melisa M., e njohur në rrjet si @melimtx, është një influencuese shqiptare e cila së fundmi ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit. Shkak u bënë disa mesazhe që 22-vjeçarja vendosi që t’i bënte publike, e që ishin me disa prej yjeve më të mëdhenj të këtij sporti.
E reja ka mbi 6.5 milionë ndjekës në rrjetet e saj sociale si “Instagram” dhe “TikTok”, si dhe me një profil aktiv në faqen për të rritur, “OnlyFans”.
Melissa ka ndërtuar një prezencë të fuqishme online. Por zbulimet e fundit e kanë vendosur në qendër të një debati të nxehtë, ku përfshihen emra të mëdhenj si Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Rafael Leao.
Sipas 22-vjeçares, Karim Benzema, i ka dërguar thjesht një “përshëndetje” në “Instagram”, pa ndonjë përpjekje tjetër për të vijuar bisedën. Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës, Vinicius Junior, thuhet se ka qenë më i drejtpërdrejtë.
Melissa pretendon se Viniciusi e kishte ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar, një ftesë që ajo thotë se e refuzoi. E veçanta? Ajo shprehet se kishte parashikuar që lojtari do të fitonte Topin e Artë, një çmim që përfundimisht shkoi në duart e Rodrit të Manchester City-t, duke ngjallur mjaft diskutime në botën e futbollit.
Skenari më emocional, sipas influencueses, ka qenë me Rafael Leao, sulmues i AC Milan. Ajo thotë se Leao u ndje i zhgënjyer kur ajo e la në “seen” dhe reagoi ndaj kësaj me një mesazh emocional. Melissa i është përgjigjur vetëm një herë, por nuk ka vijuar më tej kontaktin.