Gjesti e ka nisur ditën e sotme me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke kërcyer në krevat. Më pas ai u çua dhe nisi duke ngacmuar Valbonën dhe G-Banin. Ky i fundit nuk reagoi, por banorja nisi menjëherë duke i bërtitur Gjestit.
Teksa ky i fundit nisi duke prekur gjërat e saj dhe të Loredanës, Valbona i thoshte që të mos i lëvizte pasi i kishin dhuratë nga Jozi.
Gjesti në një moment hip te krevati i Valbonës dhe kërcen, banorja i thotë të shkojë të vishet pasi ishte vetëm me të brendshme.
Më pas çohet edhe Loredana, e cila fle te krevati i Jozit, dhe i afrohet duke i thënë që të mos i prekë gjërat e saj.
Pjesë nga debati:
Valbona: O pis, mos e prek, e kam dhuratë nga Jozi, nga vëllai im, mos guxo ta prekësh. Shko vish brekët dhe pantallonat, mos më dil mua ashtu
Gjesti: Paska trëndafilat e Jozit
Valbona: Shko vish pantallonat, mos më hajde më kërce në krevat. Mos i prek po të them
Gjesti: Ça ke?
Valbona: Mos i prek, po pse ia prishe, o Gjesti, i ka ruajtur goca e botës
Gjesti: Gjuaj të gjitha
Loredana: Mua ato mos mi prek, lëviz
Valbona: Çohu e vishu, çohu e rritu se ke ngelë fëmijë, fëmijë nga mendja e nga çdo gjë. guxo e më prek gjërat e mia