Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Olës dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa banorja veshi rrobat e banjës për të dalë për të shijuar rrezet e diellit, këngëtari i thotë që të vishet pasi nuk dëshiron që t’a shohë ashtu.
“Vishu, hej vishu se nuk po mundem me të pa kështu”, i tha Gjesti dhe Ola i kundërpërgjigjet: “Janë rroba banje”.
Gjesti i foli në këtë mënyrë pasi Ola herë pas here i thotë atij që të mos rrijë nëpër shtëpi me të brendshme. Ai i tha banores se po ia bën këtë gjë siç ia bën edhe ajo.
Pjesë nga debati:
Gjesti: Vishu, hej vishu se nuk po mundem me të pa kështu.
Ola: Janë rroba banje.
Gjesti: Jo, jo, vishu.
Ola: Janë rroba banje.
Gjesti: Ça është kjo sjellje.
Ola: Nuk të ka thënë njeri pse rri pa bluzë. Ti vish rroba banje nëpër shtëpi.
Gjesti: Ça është kjo sjellje, vishu, nuk guxon kështu këtu.
Ola: Ik re.
Gjesti: Të lutem nuk po dua të të shikoj, vishu, të ka nxjerrë të pasmet, vishu, nuk dua të të shoh kështu.