Teksa kanë kaluar disa ditë nga vdekja e Liam Payne, e dashura e tij Kate Cassidy ka bërë një reagim në profilin e saj në “Instagram”. Ajo shprehet se tashmë ka humbur pjesën më të mirë të vetes.
Cassidy ka bërë një postim në “Instagram”-in e saj, ku rrëfen se pak pas ndarjes nga jeta e këngëtarit të famshëm, çifti kishte bërë plane për t’u martuar vitin e ardhshëm.
Postimi i plotë i Kate Cassidy:
As nuk e di nga t’ia filloj. Zemra ime është copëtuar në një mënyrë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Do të doja të shihje ndikimin e madh që ke pasur në botë, edhe pse është kaq e errët tani. Ti solle kaq shumë lumturi dhe pozitivitet për të gjithë, për miliona fansa, për familjen tënde, miqtë dhe veçanërisht për mua. Ti ishe shumë i dashur. Ti akoma je, nuk mund të them se ishe, shoku im më i mirë, dashuria e jetës sime. Energjia jote ishte ngjitëse, duke ndriçuar çdo derë në të cilën hyje. Nuk mund ta besoj që kjo që ndodhi është e vërtetë, është e vështirë t’i përshtatesh realitetit e mos tët pasurit ty këtu. Unë jam duke luftuar për të kuptuar se si të jetoj në një botë pa ty pranë meje.
Së bashku, ne u bëmë përsëri fëmijë, duke gjetur gjithmonë gëzim në gjërat më të vogla. Liam, ti kishe shpirtin më të sjellshëm dhe shpirtin më argëtues. Më duket sikur kam humbur pjesën më të mirë të vetes. Nuk mund ta imagjinoj një ditë pa të qeshurën dhe dashurinë tënde. Ti solle kaq shumë dritë në jetën time.
Cassidy tha se dyshja disa javë më parë ishin ulur “duke manifestuar jetën e tyte së bashku” teksa ka zbuluar dhe një shënim që këngëtari i kishte lënë.
Sipas Cassidy, në shënim thuhej: “Unë dhe Kate do të martohemi brenda një viti dhe do të jemi së bashku përgjithmonë 444”.
“Liam, e di që do të jemi bashkë përgjithmonë, por jo ashtu siç e kishim planifikuar. Ti do të jesh gjithmonë me mua. Kam fituar një engjëll mbrojtës,” përfundon Kate.



