E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Vivien Thano. Ajo tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga personazhet e njohur të showbizit si Getinjo, Mozzik apo Juliana Nura, por dhe shumë të pathëna të tjera…
A do të lidheshe me një person që nuk ka kompani ndërtimi, por është personi që punon në kompani ndërtimi, me tulla dhe llaç?
Unë kam arritur në një stad të jetës sime, që unë vetë punoj dhe mundohem që të kem një farë statusi në shoqëri. Dua që personi që unë kam në krah të jetë si unë, ose pak më lart se unë. Se ndryshe do vijë një moment që do ngecë, jam e sigurt për këtë gjë.
Nuk është problemi pjesa fizike, është tek pjesa e standardit. Unë e di dhe jam e sigurt që nuk mund të dashurohem me një person të tillë. Nuk më lidh asgjë. Bëjmë jetë shumë të ndryshme.
Unë kam bërë goxha për veten time, kam bërë plot sakrifica që të kem këtë lloj standardi. Dhe nuk pranoj në asnjë lloj mënyre që ta sakrifikoj gjithë këtë gjënë për një njeriu që nuk është i aftë për veten e tij. Nuk mund të dashurohem. Nuk kam lidhje me të, sepse bëjmë dy jetë të ndryshme. Frekuentojmë jetë të ndryshme, bëjmë jetesë të ndryshme. Nuk ka lidhje pjesa financiare, pjesën financiare mund t’ia mbuloj dhe unë. Problemi është që bëjmë dy jetë të ndryshme dhe jeta ime nuk mund të lidhet me jetën e tij.