Ka personazhe të famshëm që duket se po mësohen me shenjat e moshës së tyre, si flokët e bardha apo rrudhat. Por ka të tjerë që kjo gjë nuk u pëlqen dhe mundohen që t’i fshehin sa më shumë.
Nga ana tjetër ka persona që duken më të rinj se mosha e tyre dhe sigurisht që kthehet në objekt admirimi. Këtu futet Vera Wang, e cila nuk duket aspak sikur po feston ditëlindjen e saj të 74.
Siç komentoi ajo, është karriera e saj, si stiliste ajo që i jep një motivim për të vazhduar të bëjë atë që do më shumë. “Jam e kënaqur që njerëzit mendojnë se po rritem mirë, por ky nuk ishte kurrë qëllimi im. Unë pi vodka, fle dhe shmang diellin. Por më pëlqen edhe puna ime”.
Wang filloi markën e saj në moshën 40 vjeçare, me një hyrje dinamike në industrinë e dasmave dhe veshjeve të nusërisë: “Unë i kam qenë gjithmonë e përkushtuar punës sime, është filli im i jetës që më sfidon prej vitesh. Mendoj se mendja jonë është më e fuqishme se sa mund ta imagjinojmë. Sfidat e jetës dhe punës sonë janë ato që na mbajnë përpara. Këto, dhe fle – mund të fle gjithë ditën”.
View this post on Instagram
Në të vërtetë, gjumi luan një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo përpiqet të flejë të paktën shtatë orë çdo ditë. Gjithashtu, siç shton ajo, përpiqet të mbajë gjithmonë krem kundër diellit për të mbrojtur lëkurën e saj, por në të njëjtën kohë nuk ngurron të kënaqet, disa mbrëmje, me një koktej vodka.
A mund të jetë ky sekreti kundër plakjes?