Janë të shpeshta rastet kur ndeshjet e futbollit ndërpriten nga tifozët që vrapojnë në fushë për të takuar futbollistët, apo dhe thjesht për tu bërë të famshëm.

Ky ishte dhe rasti i dy striptisteve, Rashel Sadler dhe Vanesa Riçards, të cilat vrapuan nudo në stadiumin ku po luhej përballja mes Midellsbrow dhe Newcatel, më 6 dhjetor 1998.

Të dyja vajzat, duke veshur në trup vetëm një palë mbathje, vrapuan duke ndjekur legjendën e Anglisë, Paul John Gascoigne, ose të njohur ndryshe me nofkën Gazza.

Tashmë 41-vjeç, Sadler tregon për përjetimet e asaj nate të çmendur, ndërsa shton se ishte më e bukura në jetën e saj.

“Ne ishim 18 ose 19. Unë doja të isha në qendër të vëmendjes. Menduam se do të kishim një publicitet shumë të madh”, ishin fjalët hapëse të Sadler.

Më pas ajo shtoi: “Unë punoja si një striptiste në atë kohë. Nëse nuk do të isha duke e bërë atë punë, mendoj se nuk do të kisha guximin ta merrja këtë veprim. Vanesa vrapoi e para. Unë po dridhesha nga frika. Mendova se nëse nuk do ta bëja tani, nuk do ta bëja kurrë”.

“Të gjitha kamerat ishin të fokusuara te Vanesa dhe fotot e mija ishin vetëm nga prapa. Më vonë pashë disa foto të mijat me një pamje të plotë nga para, me gjoksin tim të mbuluar. Gaza po vraponte pas dhe po tunde kokën duke qeshur ndërsa thoshte ‘mos ma bëni këtë mua’. Nëse nuk do ta bëja këtë, nuk do të isha arrestuar kurrë në jetën time, por unë nuk bezdisem nga kjo. E gjithë ajo eksperiencë ja ka vlejtur”, përfundoi ish-striptistja.