Ylli amerikan i pornografisë ka përfunduar në burg pasi dyshohet se ka urdhëruar një vrasës me pagesë për të vrarë babain e fëmijës së saj.

Është fjala Katrin Lynn Danforth, e cila njihej me emrin Lynn Pleasant. Ajo u deklarua fajtore për përdorimin e telefonatave dhe postet për të porositur dikë për të vrarë burrin e saj.

Danforth, e cila u shfaq në tetë filma nga viti 2005 deri në vitin 2010, u kap përfundimisht kur i dha numrin e saj një oficeri policie.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo u takua me oficerin në tetor, në Idaho, dhe ra dakord t’i paguante atij 5,000 dollarë (3,800 £) dhe kishte “kërkesa specifike që vrasësi duhej të përmbushte”, sipas raporteve amerikane në vitin 2019.

Ajo gjithashtu kërkoi që trupi i tij të zbulohej lehtësisht dhe “nuk i interesonte nëse të tjerët që jetonin në shtëpi lëndoheshin” për sa kohë që nuk ishte fëmija i saj. Danfoth u arrestua të nesërmen nga FBI.

Në vitin 2020 ajo u dënua me 10 vjet burg pas pranimit të fajësisë.

Sipas të dhënave të gjykatës, Katrin pranoi se kishte rënë dakord të paguante një “vrasës me pagesë” për të vrarë dikë. Regjistrimet e bisedave të saj me oficerin e policisë u dëgjuan në gjykatë.