Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, reagon herë pas here në lidhje me ngjarjet e rënda që ndodhin në vend.

Së fundmi, ajo ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka folur për ngjarjen e trishtë që ndodhi në Gjermani, ku u vra 28-vjeçarja shqiptare Jetmira Beka nga ish-bashkëshorti i saj.

Fjoralba shkruan se i ka hyrë frika për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.

“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetëm i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Aachen në Gjermani, ku 28-vjeçarja Jetmira Beka me origjinë shqiptare u masakrua me thikë në një parkim.

Mediat e huaja shkruajnë se autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës 20 maj. Autori është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes së rëndë të shtunën, ku ka rrëfyer përpara hetuesve krimin.