Fansat janë duke i kërkuar Kim Kardashian që të përfaqësojë ligjërisht Luigi Mangione, i cili u arrestua në lidhje me vrasjen e CEO të UnitedHealthcare, Brian Thompson.
Edhe pse autori në fjalë e ka një avokat, disa persona në internet i kanë kërkuar yllit televiziv që të mbrojë çështjen e tij.
Duke pasur parasysh reputacionin e saj si një reformatore e sistemit të drejtësisë penale, një fans shkroi në rrjetin social X:
“Kim Kardashian duhet të përfaqësojë Luigin dhe më pas t’a vendosë atë në një fushatë Skims”.
Një tjetër shkroi: “Kim Kardashian duhet të përfaqësojë Luigi Mangione”. Një i tretë shtoi, “Luigi x SKIMS është rrugës”.
Dikush tjetër komentoi: “Dikush ju lutemi të kontaktoni Kim Kardashian dhe t’i thoni asaj të mbrojë Luigi Mangione; ai nuk mund të shkojë në burg”.
Raportet e mëparshme thonë se 26-vjeçari u arrestua në Altoona, Pensilvani pasi u akuzua për vrasjen e ish-kreut të UHC-së jashtë hotelit Hilton në Manhatan.
Policia pretendoi se kishte gjetur një armë që ata thanë se i akuzuari përdori në të shtënat dhe gjithashtu një manifest të shkruar me dorë në të cilën ai i drejtohej industrisë së kujdesit shëndetësor.