I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka qenë artisti i mirënjohur, Gjiko. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga fëmijëria e tij, rrugëtimi drejt muzikës, krijimi i familjes, pasioni për muzikën dhe jo vetëm kaq…
Kur Erjona Rusi e pyeti se çfarë e shtyu dhe e nxiti Gjikon drejt muzikës, ai u shpreh duke thënë se:
Në moshën 17 ose 18-vjeçare filloi të më shfaqej ankthi dhe më shqetësonte shumë. Kjo gjë vazhdoi deri në moshën 20-vjeçare. E ndjeja që diçka nuk ishte në rregull, kisha një frikë brenda vetes gjatë gjithë kohës edhe pse në jetën e përditshme nuk kishte ndonjë gjë aq të madhe sa për të qenë aq i frikësuar.
Ajo është kur unë kam dashur të bëj muzikë dhe nuk kam qenë duke bërë muzikë dhe më ka sjellë ankthin dhe nuk më ka lënë që të isha i qetë me trupin tim. Më pas pasi kam filluar të merrem me muzikë nuk kam pasur më asgjë.
Gjiko tregoi ndër të tjera se është falenderues ndaj mamasë së tij, e cila e ka shtyrë që të angazhohej në muzikë.
Për t’u futur në muzikë, e falenderoj mamin tim sepse ajo më ka thënë gjithmonë që kur kishte festivale që të konkurroja. Ajo ka qenë nxitësja e parë për të dalë në skenë.