Gjatë pauzës së saj, Genta Ismajli u përfol shpesh për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Usta dhe se ishte diaknostikuar me kancer dhe prandaj bëri dhe ndryshimin drastik.
Por në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo i ka mohuar kategorikisht këto lajme, duke treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë dhe nuk vuan nga asnjë sëmundje.
“I kam prerë flokët e shkrurtra dhe i kam bërë bjonde dhe kur e kanë nxjerrë atë lajmin që nuk jam mirë dhe jam e sëmurë nuk më ka ardhur mirë se i kam edhe dy fëmijë dhe u tremba thash se po ma ndjellin pupupu. Usta është përkrahës shumë i madh i imi dhe më ka thënë që është ‘fansi im më i madh’. Kam shumë fat që e kam edhe partner të jetës, edhe burrë, por edhe që nuk më pengon në asnjë aspekt. Ndihem shumë mirë me Usta-n, e kam gjithçka”.
Arsyeja kryesore e shkëputjes nga skena ka qenë mëmësia. Genta tregoi se i është përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj, por tani ndihet e gatshme të kthehet fuqishëm.