Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, vitin e kaluar njoftoi publikun e gjerë se vuan nga sindroma e vezoreve policistike, që është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek gratë në moshën riprodhuese.
Kjo ka efekt anësor në shtimin në peshë. 33-vjeçarja prej kohësh ka shprehur se pesha e tepërt e saj vjen si pasojë e kësaj sindrome.
“O Zot i madh a keni PCOS?”, ka pyetur një ndjekës Bebe Rexha-n në “Twitter” së cilës ajo i është përgjigjur duke thënë: “Po, sapo e mora vesh kohët e fundit”.
Ndërkohë një ndjekëse tjetër pohoi se gjithashtu vuan nga kjo, duke i shkruar: “Njësoj, PCOS ta shpif dhe është kaq e vështirë për të humbur peshë, por kaq e lehtë për ta fituar atë”.
Artistja shqiptare e rishpërndau këtë status në “Twitter”, duke pohuar: “Është më e tmerrshmja”. Interpretuesja e hitit “In the name of love” shkruajti se ka plot gra që vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike, por nuk e dinë këtë. “Shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, i shkroi ajo një fanseje e cila i tregoi se gjithashtu kishte kuptuar shtatorin e kaluar se kishte PCOS.
Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta.