Ka ndërruar jetë sot gazetarja e njohur, Rezarta Reçi, e cila prej vitesh ishte në luftë me një sëmundje të rëndë.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ajo u ‘shua në paqe mes njerëzve të zemrës’
“Rrezarta jone u shua ne paqe mes njerezve te zemres dashurise, respektit e perkushtimit te miqve, te afermve e mjekeve qe i qendruan prane ne te gjithe sfiden e saj te viteve te fundit.
Me respekt familja Reçi”, shkruhet krahas fotos së gazetares së njohur në rrjetet sociale.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.
Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.
