Disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë përfshirë në debate të forta mëngjesin e ditës së sotme. Gjithçka nisi kur Stenaldo vendosi që të prishte sfidën e grupit të kuq dhe të fitonte grupi jeshil.
Një veprim të tillë Stenaldo e bëri për Juelën, por banorja nuk mendon aspak kështu. Sipas saj, banori e bëri këtë gjest vetëm që ai të dilte mirë, por nuk mendoi për të.
Gjatë debatit të fortë që patën mes tyre, Juela iu drejtua Stenaldos duke i thënë që ai ka përdorur lotët e saj, ndërkohë këngëtari i është drejtuar duke i thënë ‘je e pa fytyrë’.
Pjesë nga debati:
Juela: Ti ke vënë në dyshim lotët e mi, edhe unë këtu me ty e mbyll
Stenaldo: Bravo, unë po flas për tjetër qarje përpara se të shpëtoheshe.
Juela: Unë në jetën time jam mësuar gjithmonë me durim, por ti ke përdorur lotët e mi
Stenaldo: Ua sa e pa fytyrë paske qenë!
Juela: Ti i përdore lotët
Stenaldo: Pse prapë të drejtë do ketë Mali përball meje?!
Juela: Ti duhet të kishe shpëtuar Malin të ishe koherent
Stenaldo: Mali është i shpëtuar, unë nuk të shpëtova ty
Juela: Ti ke shpëtuar Juelën pasi ke garantuar që grupet e tjera janë eliminuar dhe do te dilje si i mirë, unë nuk e konsiderojë fare veten e shpëtuar nga ti, ti po vdisje të dilje i larë.
Stenaldo: Ti po vdisje për tu shpëtuar, po mbaroje…



