Këngëtari i njohur Harry Styles ka ndihmuar fansen e tij shtatzënë të zbulonte gjininë e foshnjës, gjatë koncertit në stadiumin Wembley në Londër.

Ai pa në mes të turmës një grua e cila mbante në dorë një tullumbace e cila shkruante “djalë apo vajzë”

I njohur për surprizat që bën gjatë koncerteve, këngëtari ia mori tullumbacen fanses së tij dhe e bëri vetë zbulimin e gjinisë

“Nuk e di nëse jam gati,” bërtiti ai, pak para se të plaste tullumbacen me një gjilpërë. Fansja zbuloi se është në pritje të një vajzë.