Edhe pse është ende në proces divorci me Mauro Icardin, Wanda Nara nuk e ka aspak problem që të tregojë se si po i shkon romanca me partnerin e saj të ri, L-Gante.
Reperi latin është 14 vite më i vogël se modelja argjentinase, por duket se është mjaft i përkushtuar për t’a bërë të lumtur të dashurën e tij.
Së fundmi, në një video të postuar nga vetë Wanda, të dy ata shfaqen duke kaluar momente intime së bashku brenda në pishinë, gjatë festës së ditëlindjes së modeles argjentinase.
Të dy futen brenda në pishinë me rroba, teksa nuk mungojnë puthjet dhe prekjet në vendet intime.
38-vjeçarja ka pesë fëmijë, 3 me Maxi Lopez dhe 2 me Mauro Icardin, teksa me këtë të fundit vijon beteja ligjore për të drejtën se kush do t’i rrisë dy vajzat e tyre.