Pasi u zbulua së fundmi se modelja dhe prezantuesja Wanda Nara ishte shtruar në një spital në Buenos Aires për diçka ‘serioze’, tashmë po thuhet se partnerja e Mauro Icardit është me leuçemi. Jorge Lanata në emisionin e tij në Radio Mitre pohon se disa burime pranë Wanda Narës i kanë konfirmuar se ajo vuan nga leuçemia.
Të mërkurën mbrëma, Wanda u dërgua në një qendër mjekësore pasi ndjeu një dhimbje të fortë në stomak. Pas kësaj, mjekët vendosën se gjëja më e mirë për të bërë ishte pranimi i saj në mënyrë që ajo t’i nënshtrohej të gjitha analizave të nevojshme.
📢 Jorge Lanta confirmó que Wanda Nara tiene leucemia. pic.twitter.com/zeE6A6cE8T
— Radio Mitre (@radiomitre) July 14, 2023
Më pas, të premten, mediat lokale raportuan se Wanda Nara ishte transferuar në Sanatorio de Los Arcos, në Buenos Aires. Pas kësaj, ajo është kontrolluar nga stafi mjekësor për të gjetur dhe diagnostikuar sëmundjen për të cilën kanë krijuar shqetësime për të. Lanata pohon gjithashtu se, që kur mori vesh lajmin e tmerrshëm për diagnozën e supozuar të leuçemisë së Narës, partneri i saj Mauro Icardi dëshiron ta dërgojë atë në Itali për trajtim.
Icardi ka luajtur pjesën më të madhe të futbollit të tij në Itali dhe është vendi ku ai dhe Nara kaluan pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre, një vend në të cilin ata ndihen më shumë si në shtëpinë e tyre. Sulmuesi aktualisht është në prag të një transferimi të përhershëm te Galatasaray në Turqi, por duket se dëshiron ta marrë partneren e tij në Itali pasi është një ambient më familjar.
Gjithashtu sipas Lanata-s, Wanda sapo kishte përfunduar xhirimet e një episodi të MasterChef dhe do të udhëtonte në Ibiza për t’u takuar me motrën e saj Zaira dhe nënën e saj Nora Colosimo, por diagnoza tronditëse ka ndryshuar planet e tyre.