Wanda Nara është rikthyer në Milano dhe ka nxitur sërish kureshtjen për jetën e saj sentimentale.
Mes një angazhimi ligjor dhe një shëtitjeje në qendër të qytetit, “showgirl”-i argjentinase është shfaqur në rrjetet sociale me një detaj që nuk u ka shpëtuar fansave më të vëmendshëm: një unazë me diamant që shkëlqen në gishtin e unazës së dorës së majtë.
Bizhuteria, e shfaqur gjatë disa darkave romantike dhe mëngjeseve në ballkon, ka ndezur menjëherë spekulimet në internet. Por ajo që i ka shtuar edhe më shumë zërat për një martesë të mundshme ka qenë partneri i saj, Martin Migueles.
Përmes një “Instastory”, ai publikoi një foto të afërt të çiftit, të shoqëruar me një pyetje që lë pak vend për dyshime: “A do të martohesh me mua?”.
Një propozim i mirëfilltë martese, që duket se konfirmon dëshirën e çiftit për të nisur një kapitull të ri të jetës së tyre pikërisht nën hijen e simbolit të qytetit të Milanos.





