Wanda Nara dhe Mauro Icardi vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes. Akuzat dhe ‘kunjat’ mes tyre nuk mungojnë në asnjë moment, duke bërë që e gjithë vëmendja të jetë teka ata.

Modelja e njohur argjentinase ka zgjedhur së fundmi që të publikojë në rrjetet sociale fotografi mjaft seksi të saj. Wanda shfaqet thuajse nudo jashtë makinës së saj, teksa ka lënë fansat që të komentojnë.

Ndërsa nga ana tjetër, duket se futbollisti i famshëm ka zgjedhur që të nisë një lidhje të re, edhe pse divorci i tyre vijon të jetë në gjykatë.

“Daily Mail” shkruan se Mauro Icardi tani po takohet me avokaten që po merret me ndarjen e tij nga Wanda.

View this post on Instagram

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

Është fjala për Angela Burgos, e cila drejton firmën e saj në Kolumbi dhe është gjithashtu drejtuese e një shfaqjeje televizive ligjore të quajtur “Inocentes & Culpables”.

Siç raportohet nga mediat, ajo ka thënë: “Icardi është një burrë tërheqës, shumë i kulturuar, një zotëri”.

Gjithsesi, nuk dihet nëse sulmuesi ndjen vërtetë për avokaten e tij, apo është një tjetër provokim ndaj ish-partneres, me të cilën ka dhe dy vajza, Francesca dhe Isabella.