Një portal rus e ka cilësuar si agjente të një agjencie inteligjence europiane


E njohim në rolin e modeles, animatores televizive, DJ, por askush nuk e kishte menduar se Xenia Tchoumitcheva mund të ishte një spiune. E më ekzaktësisht një spiune ruse. Të paktën kështu shkruan një portal rus, sipas së cilit, Xenia ka gjetur një punë të re: agjente “e fshehur” e një “agjencie inteligjence europiane”.


Xenia sigurisht që e ka marrë lajmin duke qeshur: “Më parë më bënë prostitutë, tani spiune” ka deklaruar 20-vjeçarja. Sipas portalit rus, bukuroshja pas mbarimit të studimeve në Gjenevë ka pasur për detyrë zbatimin e një plani të mirëpërgatitur për të joshur dhe detyruar rusët të martohen me të. “Kushedi, ndoshta në ndonjë anë tjetër të botës mund të jem bërë mbretëreshë?”, vijon me shaka Xenia.


21 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)