“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ka qenë menaxheri i njohur, Xhani Demika i cili ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin veror dhe si ka qenë situata në clubet sa i përket jetës së natës dhe jo vetëm kaq…

Pjesë nga intervista:

Nëse do të jepej një çmim për disa kategori dhe do të duhej që të thuash një emër për “lidhjen më të komentuar” mes Xhensilës dhe Ledrit, Egli me Gjestin, Loredana me Don Xhonin, Sara Hoxha me Erik Fullanin kush mendon se e fiton?

Kam përshtypjen Egli dhe Gjesti sepse kanë qenë më të komentuarit dhe më të zhurmshmit dhe sa kanë dalë nga një ‘reality show’.

Po për “ndarjen më dramatike”?

Ndarja më dramatike besoj ka qenë Ledri me Sarën. Sepse është një familje, unë uroj dhe shpresoj që ata t’i shoh sa më mirë bashkë dhe lart e më lart. 

Po cili prej çifteve të showbiz-it të duket më fallso?

Pjesa më e madhe ose kanë përfunduar, janë ndarë ose janë lidhur me tjetrin dhe nuk ka më ‘fake’. Të thuash më ‘fake’? Po nga showbiz-i më ‘fake’ që mua m’u duk për shembull është Loredana me Jozin.