“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ka qenë menaxheri i njohur, Xhani Demika i cili ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin veror dhe si ka qenë situata në clubet sa i përket jetës së natës dhe gjithashtu ka treguar se edhe po mendon që t’i rikthehet sërish pjesës së menaxhimit të VIP-ave.

Kur u pyet nga vajzat në lidhje me sezonin e verës dhe jetën e natës ai u përgjigj duke thënë se:

Ngarkesë e madhe, lodhje sepse është pothuajse natë për natë sepse edhe puna ime është në club. Ngarkesat janë të tmerrshme kur ke të bësh me të huaj pasi ka pasur shumë mungesë turistësh shqiptarë dhe ka pasur shumë të huaj. Këta të huajt që vijnë në Shqipëri nuk janë ata që pretendojmë ne që shkojnë në Ibiza apo Mykonos, por janë të huaj nëse mund ta them shtresa ‘low cost’. 

Ka pasur raste që kemi kontrolluar edhe vajza që në vendet intime kanë fshehur shishe të vogla me alkool. Kjo ka qenë çudi, hera e parë që haseshim me diçka të tillë. Falë kontrolleve dhe sigurisë sonë kemi kapur shumë raste. Ka pasur edhe vajza që e kanë lidhur shishen mbrapa dhe e kanë mbuluar me flokë vetëm që të futeshin brenda me alkool me vete dhe mos të paguanin më pas. 

Sipas Xhanit në krahasim me të huajt shqiptarët si janë në clube?

Ne jemi më korrekt, më me disiplinë dhe e bëjmë qejfin më ndryshe.