Ka mjaftuar një postim në “Instagram” që e gjithë vëmendja të kthehet te Xheneta Fetahu. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në “Instastory”, ku tregon një unazë me diamant të vendosur në një kuti elegante, si dhe një certifikatë “True Love Agreement”.
Në certifikatë, e datuar më 1 korrik 2025, theksohet se kjo unazë simbolizon një dashuri të vetme për gjithë jetën – një premtim që Darry Ring njihet për ta bërë të vlefshëm vetëm një herë në jetë për çdo person.
Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se Xheneta është fejuar dhe se një martesë mund të jetë në horizont.

“Çdo mëngjes po duket edhe më interesant së fundmi…”, ka shkruar Fetahu krahas këtij postimi që mori menjëherë vëmendjen.
Deri më tani ajo nuk ka konfirmuar zyrtarisht një fejesë.