I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Graciano Tagani. Ai zbuloi më shumë mbi vlogun e ri që po bën së bashku me Argjira Spancën, si po shkon jeta e tyre në çift, planet e ardhshme, por duke u ndalur edhe tek banorët e BBV4…

Çfarë mendon ai për Xhenetën, duke qenë se ajo ka qenë në “She’s on Top” dhe njihen së bashku?

Mirënjohja është virtyti më i mirë i një personi dhe këtë Xheneta e ka. Unë do të doja ta shikoja Xhenetën të rikthehej në “Big Brother VIP Albania 4”, nuk e di pse. Do të doja shumë ta shikoja si banore. Edhe pse nga krahu tjetër, Egli ka marrë një lumë akuzash, por mua Egli më pëlqen. Është si një luftë… Nuk dua të hyj thellë sepse dhe nuk e kam parë shumë dhe nuk e di se kë të mbështes. Nga ana tjetër Egli është një vajzë shumë e mirë dhe nuk e di çfarë të them… /TAR/