Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Ditën e sotme Xhensila me anë të një video në Instastory ka uruar të gjithëve Ditën e Punëtorëve, por jo vetëm kaq. Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se ka një surprizë për të gjithë këtë fundjavë dhe ka të bëjë me muzikën. Duket se këtë fundjavë do të publikohet një nga projektet më të reja muzikore, që këngëtarja ka punuar këto kohë dhe është shprehur se adhuruesit e muzikës së saj do ta pëlqejnë shumë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe për këtë organizoi një festë me familjarët, miqtë dhe bashkëpuntorët e saj. Nga pamjet e festës kudo qarkulluan aludimet për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që duket ndoshta edhe për shkak të fustanit të ngushtë që Xhensila kishte zgjehdur të vishte në ditëlindjen e saj. Nuk është hera e parë që Xhensila është aluduar për një shtatzani dhe këtë herë këngëtarja ka reaguar lidhur me këto lajme duke e mohuar se është në një pritje të ëmbël.