Aktori Charles Melton u kthye në filmin e Netflix “May, December” dhe vuri në dukje se xhirimet e skenave intime me Natalie Portman ishin të mërzitshme për të. Në një intervistë për Variety, ai tregoi se përpara se të filmonte skenat intime, u takua me regjisorin dhe Portmanin për të diskutuar mbi skenat 18+.
“Natalie, regjisori Todd Haynes dhe unë u takuam për të folur për skenën dhe për t’u siguruar që të gjithë të ndiheshin rehat. Kishte disa biseda se çfarë ishte realiste dhe çfarë jo. Më duhej ta mbaja atë protezë për nëntë orë. Nuk piva asgjë atë mëngjes apo një natë më parë, ishte një proces i mërzitshëm”-theksoi ai.
Ky film u nominua për Oscar vitin e kaluar. “May, December” është një dramë amerikane e vitit 2023, me regji të Todd Haynes dhe e filmuar sipas skenarit të Samy Burch. Ky projekt bazohet në historinë e ‘Burch dhe Alex Mechanic’.




