Teksa po bisedonin në lidhje me provat që kanë bërë dje për “Talent Show” që do të mbahet ditën e sotme, Kiara, Olta dhe Armaldo, ky i fundit tha:
“Pe sa bukur kërcenin bashkë dje”, duke iu referuar Xhonatanit dhe Diolës. Ai pyet më pas Oltën nëse e ka vënë re dhe ajo i përgjigjet:
“Po si nuk e vura re, kanë bërë shumë prova dje”.
View this post on Instagram
Kur pyeti se kush kërceu më bukur, aktorja tha “normale se Diola, se goca duhet të kërcejë më bukur”.
Më pas tenori tregon një bisedë që ka bërë me Xhonatanin, i cili i ka thënë se ka eksperienca me mosha më të mëdha.
“Unë po kaloja një ditë me Xhonin, po bënim një xhiro rreth pishinës dhe tha se ‘ka eksperienca me mosha më të mëdha”, tha Kllogjeri dhe Gixhari shton: “Po, e di”.
“Ishalla nuk del të shikojmë ndonjë eksperiencë këtu brenda”, tha Maestro.