I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.
Shumë thonë se këngët e Yll Limanit janë tejet personale, a ka pasur ndonjeherë frikë nëse po tregon më shumë se ç’duhet nga vetja?
Jo, nuk e kam problem. Kur shkruan, të vjen ga ngjarje të jetës sime, nga çfarë shoh dhe çfarë ndjej. Pretendoj dhe mbahem që jam dëgjues shumë i mirë. Mundohem pak që të hy në lëkurën e njerëzve si ndihen në situatat që kalojnë në jetë.
Për të si artist cilat janë tre këngët më të preferuara?
“Najher”, nuk e di ndoshta edhe të albumit të fundit i dua pak më shumë sepse janë pak më të freskëta. Më pëlqen “Mjegulla”, “Kthem”, “Ditë e natë”. Sa i përket këngës “Larg” është një histori shumë interesante, e kemi përfunduar në Mars dhe nuk është këngë që i përmbush kriteret kështu të verës. Ka qenë një ditë e ftohtë marsi, shkova në studio dhe po përgatiteshim për të bërë këngët e verës, pak më ritmike. Por ishin perdet që lëviznin në studio nga era dhe shiu, ndërkohë që dëgjohej një ‘beat’ reggaeton. I thashë që të ndalonin sepse nuk po përkonte asgjë.

