Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur me sezonin e 44-t, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 44-t risolli simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara. Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar u janë bashkuar emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, janë pjesë gazmore e gjithë familjes shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura.

Siç e ka traditë, “Portokalli” do t’ju shoqërojë mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Të ftuar specialë do të jenë Marko dhe Toni Baka. Na ndiqni!