Robert De Niro eci së fundmi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë me vajzën e tij Helen. Aktori hollivudian u nderua me Palmën e Artë dhe në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së tij, ai shoqërohej nga partnerja e tij Tiffany Chen dhe vajza e tij, e cila nuk ishte shfaqur në publik për një kohë të gjatë.

Helen u shfaq për herë të fundit në publik në vitin 2015 në muzikalin Beautiful on Broadway. Helen lindi me ndihmën e një nëne surrogate gjatë martesës së tij me Grace Hightower. Në Kanë, ai mbajti dorën e vajzës së tij Helen dhe partneres Tiffany në tapetin e kuq.
De Niro ka shtatë fëmijë, Drena, Helen, Gia, Raphael, binjakët Juliana dhe Aryn, dhe Eliot. Në një intervistë të kohëve të fundit, vajza e tij transgjinore Airyn De Niro foli për hyrjen në identitetin e saj të ri dhe rritjen si një nga shtatë fëmijët në familjen De Niro. “Ka një ndryshim midis të qenit i dukshëm dhe të qenit realisht i parë. Unë kam qenë e dukshme. Nuk mendoj se jam parë ndonjëherë më parë”-tha ajo.
De Niro vendosi ta mbështeste atë pasi ajo doli publikisht si transgjinore. “E doja dhe e mbështesja Aaronin si djalin tim dhe tani e dua dhe e mbështes Airynin si vajzën time. Nuk e di pse kjo do të ishte problem për këdo, unë i dua të gjithë fëmijët e mi”-tha ai.