Ylli i “Adolescene”, Owen Cooper, e surprizoi Jimmy Fallon gjatë paraqitjes së tij në “The Tonight Show” kur zbuloi se çfarë nuk i pëlqen absolutisht te Amerika dhe gjithashtu zbuloi se DiCaprio i dërgoi një mesazh të veçantë. Aktori 15-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në SHBA, kritikoi hapur ëmbëlsirat dhe ushqimet amerikane kur Fallon e pyeti nëse po e shijonte kohën e tij në Amerikë. Owen, i cili vjen nga Cheshire i Anglisë, madje solli me vete një shportë me ëmbëlsira britanike për të provuar se ato ishin më të mira se ato amerikane.

“Një gjë që e urrej në Amerikë; çokollatat dhe karamelet, janë thjesht të tmerrshme. Janë thjesht Cheetos dhe gjëra të tilla. Sinqerisht, i urrej”-tha ai, të cilit Jimmy ia ktheu pyetjen: “Po çfarë keni në Angli?”. “A ke provuar ndonjëherë Maltesers? Prit, do të sjell një shportë të tërë. Ja çfarë solla; Monster Munch, Maltesers dhe fruta”-u përgjigj Owen.

Më vonë gjatë intervistës, aktori i ri zbuloi gjithashtu se një yll i madh i Hollivudit e kishte kontaktuar së fundmi. Ai tha se Leonardo DiCaprio i la një mesazh video ndërsa ishte me bashkë-yllin e tij Stephen Graham, i cili luan rolin e babait të tij në serial. “Stephen Graham më dërgoi një video dje dhe në të ishte Leonardo DiCaprio i ulur pranë tij dhe duke thënë: ‘Hej Owen, unë jam një fans i madh i Adolescence’. Dhe unë thashë: ‘Çfarë!’”. Owen vjen nga një vendbanim në qendër të Warringtonit dhe fitoi rolin e Jamie në “Adolescence” midis 500 aplikantëve. Ishte roli i parë në jetë dhe askush nga familja e tij nuk kishte të bënte fare me industrinë e aktrimit.